Zbardhen borxhet, Flamurtari rrezikon penalizim pikësh. Idrizi, letër bashkisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2015 | 15:05

Zbardhen borxhet, Flamurtari rrezikon penalizim pikësh. Idrizi, letër bashkisë

flamurtariFlamurtari rrezikon heqje pikësh nga UEFA, si dhe regjistrimin për sezonin e ri futbollistik 2015-2016. Borxhet e vjetra kanë krijuar “panik” për të ardhmen e skuadrës vlonjate. Fatura e mbartur nga koha kur klubi administrohej prej Bashkisë Vlorë, që shkon në afro 160 mijë euro, duhet shlyer në kohë, në të kundërt e ardhmja e kuqezinjve vihet në rrezik.

Kjo shifër vjen si pasojë e gjyqeve të humbura me ish-lojtarë apo trajnerë, të cilëve u janë prishur kontratat në mënyrë të njëanshme, apo u kanë mbetur rroga të prapambetura. Këto debite duhen shlyer me çdo kusht dhe në kohë, në të kundërt edhe reagimi i UEFA-s do të jetë i menjëhershëm.

Drejtuesit aktualë të klubit mësohet se kanë likuiduar 320 mijë euro borxhe të prapambetura, duke lehtësuar disi situatën, por pa e mbyllur krejtësisht këtë kapitull. Nëse këto borxhe nuk do të zerohen, atëherë Flamurtari mund të mos regjistrohet për sezonin e ri, ose më e pakta ta nisë kampionatin me -4 pikë.

Kërkesa bashkisë Administratori Sinan Idrizi ka dërguar një letër në Bashkinë e Vlorës, duke i bërë apel që të paguajnë borxhet e prapambetura, parà që janë të mbartura pikërisht nga koha kur ky institucion drejtonte klubin. Në fakt, kjo letër është dërguar muaj më parë, konkretisht në muajin shkurt, por reagim nuk ka pasur, edhe pse kanë kaluar mbi 5 muaj….

Për më shumë, lexoni versionin print të gazetës “Panorama Sport”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"