Ylli i Mançester Sitit tek Interi, vetëm nëse zikaltrit arrijnë zonën Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2018 | 17:10

Ylli i Mançester Sitit tek Interi, vetëm nëse zikaltrit arrijnë zonën Champions

Sezoni i ri i Interit varet tej mase nga kualifikimi ose jo për në Champions-in e vitit tjetër. Nëse arrijnë të futen në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, zikaltrit do të godisnin me të paktën 2 emra të mëdhenj në merkato.

interrr (1)

Siç raportojnë mediat nga Italia, Interi është në bisedime me agjentin e Kovaçiç, që përflitet për një rikthim të mundshëm në San Siro. Por, një emër tjetër i madh që përflitet për Interin, është ai i mesfushorit të Mançester Sitit, Ilay Gyndogan. Por, më parë Interi duhet të sigurojë vendin e katërt në Seria A, në ndeshjen direkte që ka me Lacion ndeshjen e fundit, dhe më pas të bindë ekipin anglez të shesë Gyndogan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"