Ylli i ekipit mbyll sezonin me Realin për shkak dëmtimi, ja kur do të kthehet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2020 | 16:40

Ylli i ekipit mbyll sezonin me Realin për shkak dëmtimi, ja kur do të kthehet

Përgjigjja e analizave të Marselos nuk është ajo që priste Reali i Madridit. Zinedin Zidan shpresonte që mbrojtësi brazilian të mos kishte asgjë serioze, por në fakt ato kanë treguar se ai ka një tërheqje në muskulin e brendshëm të kofshës dhe kjo do të sjellë një mungesë 3- javore.marselo

Mund të themi se Marselo i ka humbur ndeshjet e mbetura në kampionatin spanjoll dhe Reali nuk i ka shërbimet e tij në garën për titullin kampion.

Lajmi i mirë është se Marselo mund të rikuperohet në kohë për sfidën që djemtë e Zidanit do të luajnë kundër Mançester Sitit, e vlefshme për fazën e 1/8-ave. Reali duhet të përmbysë humbjen e parë 1-2 në “Bernabeu”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"