Ylli dhe krenaria e shqiptarëve, Shaqirin e nxjerrin jashtë diskotekës në Prishtinë se shkaktoi probleme me shoqërinë e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2023 | 21:34

Ylli dhe krenaria e shqiptarëve, Shaqirin e nxjerrin jashtë diskotekës në Prishtinë se shkaktoi probleme me shoqërinë e tij

Xherdan Shaqiri, një prej yjeve më të mëdha të futbollit shqiptar, e po ashtu edhe i Zvicrës, në prag të festave të fundvitit ndodhet në Kosovë ku po kalon disa ditë pushimi. Këtë ritual futbollisti kosovar që luan për Zvicrën e kryen vazhdimisht në kohë pushimesh.

shaqir

Gjatë karrierës së tij ka dhuruar momente krenarie, jo vetëm te shqiptarët, por edhe te zviceranët dhe te tifozët e klubeve të huaja ku ka luajtur, si në Zvicër, Gjermani, Angli, Itali, e së fundmi edhe në Amerikë.

Mirëpo, futbollisti me famë botërore që ka fituar edhe dy tituj të Ligës së Kampionëve së fundmi është bërë objekt i një veprimi dhe lajmi të pahijshëm, shkruan Gazeta Express.

Ai ka ardhur në Kosovë për pushime dhe në fundjavë kishte dalë për t’u argëtuar në njërën prej klubeve të natës më të njohura në vend, në “Zone Club” në Prishtinë. Mirëpo, Shaqiri me një grup shokësh që e shoqëronin janë detyruar nga sigurimi i diskotekës të dalin jashtë.

Shkak kanë qenë sjelljet e pahijshme të tyre dhe ankesat e të rinjve tjerë prezentë që ishin afër tyre. Madje një figurë publike ka qenë prej të pranishmeve, që është përballur me sjelljen e pahijshme dhe të pakontrolluara të Shaqirit dhe shokëve të tij.

Sidoqoftë, Gazeta Express përmes burimeve të saj të sigurta e ka konfirmuar që personi të cilit i referohet ka qenë pikërisht ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri me disa shoqërues të tij, tek të cilët ka shkuar sigurimi i lokalit dheu  kanë kërkuar që të largohen nga diskoteka.

shaqa

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"