Xixat e para mes palëve, Pogba doli kundër Juventusit për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2022 | 14:47

Xixat e para mes palëve, Pogba doli kundër Juventusit për…

Pol Pogba nuk do të operohet, por nëse faza e terapisë me tri seancë shkon sipas drejtimit të duhur, atëherë ai pritet që të rikthehet në fushë brenda 5 javëve, e thënë ndryshe më datë 10 korrik, për sfidën kundër Salernitanës. Por ajo që nënvizon ditën e djeshme “TuttoSport”, flet edhe për një gërricje të parë mes drejtuesve bardhezi dhe mesfushorit.

POGBA

Klubi ka qenë i idesë që Pol Pogba t’i nënshtrohej operacionit, edhe pse ky mund të vinte në rrezik pjesëmarrjen e tij të mundshme në Botëror. Vendimi në fjalë i lojtarit, i cili duke parë se me sa vështirësi pranoi rikthimin, vuri me shpatulla pas murit “Zonjën e Vjetër”, mund të rezultojë një dështim sidomos për Juventusin që paguan një faturë shumë të majme për futbollistin. Çështja dhe frika e madhe është se terapia nuk garanton një efektshmëri dhe dëmtimi kurohen definitivisht.

Sigurisht që specialisti francez, ku Pogba u kurua në Lion, nuk është se u çmend që sugjeroi injektimet në gju, për të provuar nëse ai do të mbajë dhe ndoshta futbollisti ta shtyjë për në verën tjetër operimin. Ankthi lidhet me faktin që nëse Pol pëson një dëmtim të radhës, atëherë ai do të përkthehet në disa muaj, mbi 6 të tillë qëndrimi jashtë fushave dhe Juventusi një luks të tillë, teksa e paguan 10 milionë euro në vit, nuk e ka. Shkurt, mes bardhezinjve dhe mesfushorit të afruar nga Mançester Junajtid ka ardhur mosdakordësia e parë, një përplasje idesh të kundërta, e cila mund të dëmtojë më së shumti Juventusin që e paguan, por edhe Kombëtaren e Francës, në pritje të Botërorit në nëntor.

JETON STAMOLLA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"