Xhuzepe Marota: Duan të rrinë të gjithë, kemi akord me “big”-ët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2024 | 18:39

Xhuzepe Marota: Duan të rrinë të gjithë, kemi akord me “big”-ët

Nuk ka kohë për festë nëse quhesh Xhuzepe Marota. Drejtuesi zikaltër po përgatitet të festojë, por ndërkohë punon edhe për përforcimet. Në këtë moment janë rinovimet e emrave të mëdhenj që kanë përparësi. “Barela dhe Lautaro do të zgjasin bashkëpunimin e tyre me Interin.

marota

Nuk dua të flas për rinovim kontrate dhe nuk ka asnjë ngut pasi asnjërit prej tyre nuk i skadon kontrata së shpejti. Nga ana jonë nuk mungon dëshira sepse synojmë të ruajmë themelet e forta të këtij grupi”, ka deklaruar Marota që nuk ka dashur të futet edhe në shifra konkrete. Nga ajo që është bërë publikme deri më sot, Interi me Barelën po flasin prej kohësh dhe do të ketë një rrogë prej 7 milionë eurosh.

Diferencë e madhe nga 4.5 aktualet që merr mesfushori. Firma nuk ka akoma, megjithatë marrëveshja është drejt përfundimit. Diskutimi i ngjashëm edhe në rastin e kapitenit i cili do të jetë më i paguari në ekip me 10 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"