Xherrison: Tri pikët ndaj Luzit, alternativa e vetme e Lushnjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2024 | 12:33

Xherrison: Tri pikët ndaj Luzit, alternativa e vetme e Lushnjës

Lushnjarët kanë përfunduar përgatitjet për ndeshjen me Luzin, që do ta luajnë sot në orën 15:00. Kjo është e para e pesë ndeshjeve të fundit të kampionatit për skuadrën verdhejeshile.

xherrison lushnja

Lushnja ndodhet në vendin e shtatë në kampionat me 31 pikë. Skuadra e drejtuar nga Gugash Magani ka një epërsi të lehtë me zonën e “play-out”-it, teksa ndodhet plus një nga Kastrioti dhe plus tre nga Besa, që përplasen mes tyre këtë javë. Transferta e lushnjarëve me Luzin është shumë e rëndësishme për lushnjarët, që vijnë pas dy humbjeve radhazi. Do të luajnë në fushën e një kundërshtari, që ndodhet në zonën e rënies dhe ndoshta luan ndeshjen e “jetës”.

Në një prononcim për gazetën “Panorama Sport” futbollisti liberian i ekipit, Xherrison Uilli shprehet: “Ne jemi përgatitur dhe jemi gati të fitojmë. E them këtë me 100% respekt për kundërshtarin tonë. Fitorja ndaj Luzit është alternativa jonë e vetme. Kjo është arsyeja pse ne duhet të fitojmë dhe është objektivi i vetëm me të cilin po shkojmë kundër Luzit”. Duke përjashtuar Tomorin, Lushnja dhe Luzi janë skuadrat që kanë pësuar më shumë gola. Kanë nga 47 gola të pësuar. Dy përballjet e luajtura për këtë sezon janë fituar nga lushnjarët. Skuadra verdhejeshile ka triumfuar 2-1 në Peqin, në fazën e parë por edhe në Luz në të dytën.

lushnja

ALBAN ALUSHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"