Xhejms Adeniji bëhet me ekip të ri, ish-sulmuesi i Laçit dhe Skënderbeut rikthehet në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2021 | 21:34

Xhejms Adeniji bëhet me ekip të ri, ish-sulmuesi i Laçit dhe Skënderbeut rikthehet në…

Ish-futbollisti i Skënderbeut dhe Laçit, Xhejms Adeniji është bërë me skuadër të re. Nigeriani do të vazhdojë karrierën te skuadra e Makabi Petah Tikva.

james-laci

Futbollisti ka mbyllur aventurën e tij te skuadra e Gabala në Azerbajxhan, ndërkohë që rikthehet në Izrael, aty ku më parë ka qenë pjesë e Kiriat Shmona.

Kujtojmë se në Shqipëri, Xhemjs Adeniji ka luajtur për Bylisin, Tomorin, Laçin dhe Skënderbeun, por shkëlqimin e kishte me skuadrën kurbinase dhe korçarët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"