Xhampaolo harron Milanin me puro, përfundon duke ndjekur ndeshjet e… Serisë D

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2019 | 14:18

Xhampaolo harron Milanin me puro, përfundon duke ndjekur ndeshjet e… Serisë D

Një javë më parë shkarkohej nga Milani, por, me sa duket, Marko Xhampaolo e ka kaluar mërzinë që e pati shoqëruar shkarkimin.

Xhampaolo

Pas një jave “i ngujuar” mediatikisht, 52- vjeçari ka dalë në publik për herë të parë pasditen e së dielës. Ish-tekniku kuqezi e ka bërë diçka të tillë në stadiumin e Rekanatit ku ka ndjekur skuadrën e cila militon në Serinë D dhe drejtohet nga vëllai i tij, Federiko.

I shoqëruar nga partnerja, Xhampaolo ka ndjekur të plotë sfidën, teksa ka tymosur edhe një puro, pavarësisht se në stadiumet italiane duhani është i ndaluar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"