Vucaj largohet nga Laçi, zbulohet destinacioni i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2017 | 22:22

Vucaj largohet nga Laçi, zbulohet destinacioni i ri

Mesfushori Erjon Vucaj nuk do të jetë më pjesë e Laçit për sezonin e ri 2017-2018. Shkodrani i ka dhënë fund aventurës me skuadrën kurbinase duke gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit për të qënë një futbollist i lirë.

vucaj

Destinacioni i tij i ri pritet të jetë skuadra e Vllaznisë, për t’u rikthyer  te klubi i tij i origjinës. Në ditët e ardhme pritet të ketë edhe një takim mes drejtuesve dhe mesfushorit për të vendosur rreth të ardhmes.

tirana laci arbitrat juxhin xhaja karabeci vucaj

Ngelet për t’u parë nëqoftëse Vucaj do të pranojë të rikthehet te Vllaznia ashtu si dy mesfushorët e tjerë shkodranë, Lika dhe Hasani.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"