Vuajtje prej 7 muajsh, klubi i Kategorisë së Parë harron shijen e pikës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2021 | 17:32

Vuajtje prej 7 muajsh, klubi i Kategorisë së Parë harron shijen e pikës

Elbasani e ka harruar shijen e pikëve. Nga nisja e sezonit deri sot, verdheblutë nuk kanë mundur të grumbullojnë dot asnjë të tillë. Ekipi ka zhvilluar nëntë ndeshje në kampionat dhe vijon të jetë i fundit në kuotën e zero pikëve, me një bilanc tejet negativ.

egnatia elbasani

Vetëm 2 gola të shënuar dhe plot 26 të pësuar. Duket sikur skuadra fut “ujë” nga të gjitha anët dhe pikët janë kthyer në një mision të pamundur, ndërkohë që mbijetesa bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u arritur. Për t’u kthyer te rezultati i fundit pozitiv, duhet të shkojmë një vit pas.

Fitorja e fundit për Elbasanin ka qenë ajo në ndeshjen e fundit të sezonit 2019-2020, pikërisht ndaj Shënkollit me rezultatin 6-4, që nga ajo ditë, e cila i siguroi edhe mbijetesën në Kategorinë e Parë. Bëhet fjalë për 7 muaj më parë, që përkthehet përafërsisht në mbi 200 ditë. Nga 810 minuta të luajtura këtë sezon, ekipi nuk ka grumbulluar asnjë pikë dhe më keq se kaq nuk mund të shkonte.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"