Vrapi: S’e lëshojmë më vendin e tretë, uniteti forca jonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2018 | 19:42

Vrapi: S’e lëshojmë më vendin e tretë, uniteti forca jonë

Pas tri sezonesh, Teuta më në fund e sheh veten në treshen e parë të kampionatit. Me Europën që duket në horizont, tashmë pretendimet e durrsakëve sa vijnë edhe rriten. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, është zv.trajneri Endri Vrapi që u bën skanerin 13 javëve të para. Krahu i djathtë i Shkëmbit flet për frymën në grup, por sigurisht që ndalet edhe te synimet dhe ndeshja e radhës me Luftëtarin.

vrapi

Pas 13 javësh, Teuta është e treta. Sa të lumtur jeni për këtë arritje?

Është normale që të jemi të kënaqur, pasi puna e të gjithëve është shpërblyer dhe tani jemi aty ku kemi dashur. Është një vend komod për Teutën dhe kjo gjë na jep shtysë për të punuar më shumë, pasi të gjithë e dimë se është më e vështirë ta ruash atë pozicion. Konkurrenca është e fortë dhe kampionati është ende i gjatë.

E prisnit këtë ecuri?

Sikundër e theksova më lart, ne që në nisje të sezonit kishim për objektiv pjesëmarrjen në Europë. Ecuria nuk është diçka që konceptohet, por fitohet. Çdo gjë vjen si rezultat i punës së kryer javë pas jave dhe të gjithë së bashku kemi punuar me rigorozitet dhe me përkushtim në çdo aspekt dhe ecuria është kjo që shihet.

A mund të themi që ky është maksimumi i kësaj skuadre apo Teuta synon akoma dhe më lart?

Ne i marrim hapat me radhë dhe ndeshjet po ashtu. E rëndësishme është të zhvillojmë ndeshje të mira, te jemi të përqendruar në punën tonë dhe detyrat, sepse vetëm kështu mund të vijnë rezultatet. Nëse vijnë rezultatet, atëherë dhe pozicionet vijnë gjithashtu, kështu që ia lëmë të ardhmes dhe punës sonë të na e tregojë se ku mund të arrijmë. Për momentin mund të them që vendi i tretë është mirë.

Cila është pika më e fortë e grupit?

Pika më e fortë e kësaj skuadre është uniteti. Lojtarët me eksperiencë dhe me përvojë kanë ndihmuar akoma më shumë në frymën e grupit, duke bërë që të shkrihen eksperiencat me të rinjtë dhe dhënë një dorë më shumë sesi të sillen në fushën e lojës.

Cili është lojtari më i mirë i këtyre javëve sipas jush?

Të gjithë këtu janë të rëndësishëm për ne dhe nuk mund të ketë një ndarje. Do thosha që ka dy emra, fryma e grupit dhe dëshira për sukses. Në dy muaj që keni qenë larg Durrësit, janë luajtur gjashtë ndeshje dhe keni fituar 4 e barazuar 2.

Çelësi i suksesit cili është?

E dinim që faza e dytë do na rezervonte ndeshje jashtë fushe, por më pas luajtëm më shumë seç e prisnim. Dhe mund ta themi, skuadra ka zhvilluar ndeshje të mëdha. Nuk e kemi menduar kurrë se ku do të luajmë, por kemi hyrë në fushën e lojës për të dhënë maksimumin. Ia kemi dalë dhe kjo ka ndikuar për mirë te skuadra dhe te ne si staf. Ndeshja e radhës ju rikthehen më në fund në shtëpi… Fakti që luajmë në shtëpi pas shumë ndeshjeve na motivon më shumë dhe na shton përgjegjësinë ndaj tifozërisë. Besoj se me mbështetjen e tyre, mund të marrim maksimumin përballë çdo kundërshtari, pasi në shtëpi jemi një kockë e fortë.

Kemi folur vazhdimisht për kampionatin dhe objektivat, por në Kupën e Shqipërisë cilat janë synimet e klubit?

Momentalisht ne jemi të fokusuar te kampionati, por e vërteta është që nuk e harrojmë as Kupën. Në raundin e parë u kualifikuam, por mendoj se për Kupën mund të flasim kur të vijë momenti. Ajo ka një specifikë ndryshe nga kampionati, por dhe aty duam të bëjmë sa më mirë, të shkojmë sa më larg.

Mendoni se pauza e kampionatit vjen në momentin e duhur apo mund të ndikojë në ecurinë tuaj?

Pauza e kampionatit nuk mendoj se do të sjellë ndryshime. Përkundrazi, na ndihmon të rikuperojmë energjitë dhe të rifitojmë disa lojtarë, të cilët kanë pasur shqetësime. Është e rëndësishme që kur të rikthehemi në fushë të jemi të plotë në organikë. Në fazën e dytë skuadra ka rikuperuar pikët e lëna ndaj kundërshtarëve.

Mendoni se edhe me Luftëtarin do të ndodhë e njëjta gjë?

E vërtetë, kemi rikuperuar disa pikë që i lamë rrugës në fazën e parë dhe kjo tregon forcën tonë. Jemi rritur shumë dhe tani shohim vetëm përpara. Kemi filluar të minimizojmë gabimet e të jemi më të kujdesshëm në lojën tonë.

Si e shihni kundërshtarin e ardhshëm, Luftëtarin?

Ne e respektojmë dhe mund të them se ka një ekip të mirë dhe nuk do jetë aspak e lehtë. Ka zhvilluar ndeshje të mira dhe ka treguar rritje, por ne shkojmë në këtë takim për të treguar vlerat tona dhe për të ruajtur ritmin.

Anarildo Alia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"