Vora u jep fund pushimeve dhe zbret në fushë. Superiorja mbetet synimi madhor i klubit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 3, 2024 | 14:14

Vora u jep fund pushimeve dhe zbret në fushë. Superiorja mbetet synimi madhor i klubit

Skuadra e Vorës u ka dhënë fund pushimeve për festat e fundvitit dhe nga sot ka zbritur në fushë për të nisur procesin stërvitor. Futbollistët dhe stafi kanë zbritur në fushën stërvitore, ku si fillim janë përshëndetur dhe uruar festat dhe më pas kanë kryer seancën e parë për vitin 2024.

1

Vorakët pritet të jenë aktiv edhe në merkato, pasi synimi madhor mbetet sigurimi i një bilete për ngjitjen në Kategorinë Superiore. Në ditët në vijim do të zbardhet edhe axhenda e përgatitjeve dimërore, ku priten të zhvillohen edhe disa ndeshje miqësore.

VORA

Prezent në seancën e parë ishte edhe goditja e merkatos së dimrit, mbrojtësi Eni Imami.

0

ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"