Vora “shfryu” Flamurtarin, Prengaj: U kthyem, ishte fitore e bukur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2023 | 18:17

Vora “shfryu” Flamurtarin, Prengaj: U kthyem, ishte fitore e bukur

Vora “shfryu” Flamurtarin. Pas disa ndeshjesh plot luhatje, skuadra u kthye dhe bindshëm madje. Ishte vërtetë në disavantazh, por gjeti forca dhe përmbysi rezultatin. Protagonist në këtë fitore ishte edhe Fatmir Prengaj.

prengaj

Sulmuesi po kap formën e tij më të mirë dhe 4 gola që ka shënuar, janë dëshmia më e mirë. Ai e quan të madhe atë çka bënë vorakët përballë vlonjatëve. Gjatë një deklarate të dhënë enkas për “Panorama Sport”, 22-vjeçari thotë: “Ishte një fitore e bukur e skuadrës sonë. Trajneri na kishte përgatitur që të dilnim me tri pikë dhe kështu ndodhi.

Objektivi u realizua, por ajo që na kënaqi më shumë ishte rezultati. Arrita të shënoj golin që na dha epërsinë dhe për mua do të thotë shumë. Dua të bëj një dedikim për prindërit e mi, ndërsa për fitoren ka meritë e gjithë skuadra”, deklaroi autori i golit të dytë, që për këtë sezon numëron 586 minuta nga 14 takime.

ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT-AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"