“Vora ka grupin e dëshiruar për ngjitjen në Superiore”, Ismaili: Nuk duhet të lëmë pikë në Peshkopi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2024 | 22:58

“Vora ka grupin e dëshiruar për ngjitjen në Superiore”, Ismaili: Nuk duhet të lëmë pikë në Peshkopi

Vora do të udhëtojë një ditë para drejt Peshkopisë, ku do të përballet me Korabin. Vorakët do të kërkojnë maksimumin nga ky takim, që është i rëndësishëm për objektivin Superiore.

vora

Ysni Ismaili, 21-vjeçari i Shpresave nga Struga, i ka ardhur këtë sezon te Vora, lidhur me takimin në Peshkopi për “Panorama Sport” tha: “Vora ka grupin e dëshiruar për ngjitjen në Superiore. Ndeshja në Peshkopi kërkon një vlerësim maksimal. Fitorja e fundit ndaj krutanëve na riktheu buzëqeshjen pas humbjes me Bylisin, por njëkohësisht na riktheu edhe shpresat për të arritur objektivin.

Ne ende besojmë te mrekullia, që është ngjitja direkt në Kategorinë Superiore. Pavarësisht se kjo nuk është plotësisht në dorën tonë, ne duhet të bëjmë detyrat tona e të mos lëmë pikë. Është një ndeshje e vështirë, duke ditur që Korabi ka shumë cilësi si në grupin e lojtarëve ashtu edhe në stilin e lojës. Kurrsesi ne nuk duhet të lemë pikë. Më shumë se kurrë në këtë periudhë na duhen pikët për të arritur synimet tona”.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"