FUTBOLL/ Vllaznia-Apolonia, finalja e titullit në kampionatin e femrave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2024 | 12:38

FUTBOLL/ Vllaznia-Apolonia, finalja e titullit në kampionatin e femrave

Vllaznia kundër Apolonisë, do të jetë kjo finalja e kampionatit kombëtar në futbollin e femrave për edicionin 2023-2024.

Finalja-femra

Shkodranet dhe fieraket kanë kaluar me sukses gjysmëfinalet e fazës “Final 4”, formulë risi kjo edhe në radhët e vajzave, dhe tashmë do të matin forcat për titullin më datë 13 maj në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë. Për shkodranet, siç edhe pritej, kualifikimi ishte një formalitet, të cilat në ndeshjen e djeshme nuk “u kursyen” ndaj Partizanit, duke i likuiduar të kuqet me rezultatin 7-0, pasi i kishin thyer 0-3 në kryeqytet. Ndërsa Apolonia fitoi me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Tiranës në Fier, me ndeshjen e parë që ishte mbyllur në barazim 1-1.

VLLAZNIA-PARTIZANI – Vajzat kuqeblu treguan edhe një herë tjetër se mbeten të pakonkurrueshme në Shqipëri, duke hedhur një tjetër hap drejt titullit të 11-të radhazi kampion. Vllaznia shpartalloi Partizanin 7-0 në takimin e zhvilluar në “Reshit Rusi”. Festivalin e golave e hapi Gresa Berisha në të 14-ën, ndërsa Klaudia Borçi i dyfishoi shifrat në të 32-ën, rezultat me të cilin e mbyll edhe pjesa e parë. Në fraksionin e dytë kishim shou nga Rrezona Ramadani, e cili e tundi 3 herë rrjetën e të kuqeve, ndërsa Jehona Shala dhe Esi Lufo kompletuan goleadën e Vllaznisë.

VLLa

APOLONIA-TIRANA – Përballja mes fierakeve dhe vajzave bardheblu ishte interesante dhe me rivalitet. Ndonëse kishin dy rezultate në dispozicion, pasi i kualifikonte edhe barazimi për shkak të renditjes më të mirë gjatë sezonit, vendëset nuk falën. Apolonia triumfoi me rezultatin e pastër 2-0, duke prerë biletën për në finale. Tirana ishte këmbëngulëse gjatë pjesës së parë, por pa mundur që t’i zhbllokonte shifrat. Ndërsa në fraksionin e dytë Apolonia goditi dy herë, fillimisht me Venesa Levenajn, e cila kaloi në epërsi vendëset në minutën e 65-të. Më pas qershinë mbi tortë e vendosi golashënuesja më e mirë e kampionatit shqiptar në dy sezonet e fundit, Valentina Troka, e cila u dha goditjen e nokautit vajzave kryeqytetase, duke i dyfishuar në minutën e 71-të. Tashmë fieraket do të luajnë gjithçka në finalen e së hënës ndaj Vllaznisë në një përballje elektrizuese për titullin.

apHGBDFH

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"