Po shkëlqen te Rubin Kazani, Daku në pritje të Silvinjos: Ende nuk kam marrë ftesë për Europianin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2024 | 20:15

Po shkëlqen te Rubin Kazani, Daku në pritje të Silvinjos: Ende nuk kam marrë ftesë për Europianin

Mirlind Daku po kalon një moment fantastik në elitën e futbollit rus, teksa ditën e sotme shënoi golin e katërt në pesë ndeshjet e fundit për Rubin Kazanin. Gjithsesi në një prononcim të dhënë së fundmi, sulmuesi zbuloi se ende ka marrë një ftesë nga Silvinjo për Kampionatin Europian.  

Daku-780x439

Goli i realizuar në duelin e sotëm ndaj Spartakut të Moskës në minutën e 77-të me asistim të Dardan Shabanhaxhajt ishte i nënti për Mirlind Dakun në 32 ndeshje me fanellën e Rubin Kazanit. 

“Kemi edhe një ndeshje dhe do të përpiqem të ndryshoj statistikat e mia. Këtu ndihem si në shtëpinë time. Nuk kam marrë ende ftesë nga Shqipëria për Europianin. Unë jam duke pritur dhe vetëm pas kësaj do të mund të flasim për të ardhmen time”, ka thënë Daku për “sovsport.ru”. 

Daku mund të largohet gjatë verës nga Rubin Kazani, pasi interesimi për ish-sulmuesin e Kosovës është i madh, gjë që e ka pranuar edhe drejtori i përgjithshëm i klubit , Alexander Aibatov. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"