Deliu mbrojtës i djathtë, Meta titullar në mesfushë. Ja si pritet të rreshtohet Tirana kundër Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2024 | 13:13

Deliu mbrojtës i djathtë, Meta titullar në mesfushë. Ja si pritet të rreshtohet Tirana kundër Vllaznisë

Tirana do të bëjë një ndryshim të madh në skuadër për të marrë tri pikët me Vllazninë. Trajneri Erbim Fagu ka disa mungesa në ekip.

tirana 1

Jashtë është Bruno Lulaj, i cili mungon për shkak kartonësh. Filip Najdovski është i dëmtuar, ndërsa Liridon Latifi nuk është gati. Nga ana tjetër, Erbim Fagu dje punoi vetë. Trajneri ka vendosur të ndryshojë sërish 11-shen ndaj shkodranëve. Nga minuta e parë do të luajë Kozi. Mbrojtja do të jetë me katër futbollistë, por surpriza është një tjetër. Ardit Deliu do të luajë si mbrojtës i djathtë. Më pas Hoxhallari, Mici dhe Përgjoni.

Mesfusha do të ketë surprizën e dytë. Në krah të Jonuzit e Lushkjes së kthyer pas pezullimit do të aktivizohet Ermal Meta. Formacionin e plotëson treshja e sulmit me Haxhiun djathtas, Abazajn në qendër dhe majtas do të jetë Patrik. Tirana do të luajë ndeshjen e fundit në shtëpi të mërkurën në orën 16:00 ndaj Vllaznisë.

Takimi do të luhet në “Air Albania”. Tirana dhe Vllaznia në këtë sezon kanë janë përballur tre herë. Dy herë kanë fituar shkodranët dhe një herë bardheblutë. Golavarazhi është 4-2, ndërsa e veçanta qëndron se sfidat janë luajtur në Kukës, Shkodër dhe “Selman Stërmasi”.bdhdfh

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"