Një rikthim dhe tre titullarë humbasin sfidën, ja formacioni i mundshëm i Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2024 | 13:12

Një rikthim dhe tre titullarë humbasin sfidën, ja formacioni i mundshëm i Vllaznisë

Vllaznia do të ketë tri mungesa të sigurta për përballjen ndaj Tiranës. Nga sa mësohet nga vetë tekniku Brdariç. Nga sa mësohet dyshja Krymi e Hakaj vuajnë probleme në pulpat e këmbëve.

vllaznia

Shqetësime të shfaqura edhe më parë sipas teknikut. Ndërsa Smajli mësohet se ka probleme gripale dhe dot të jetë sërish i pamundur për këtë takim. Ndërsa mësohet se me ekipin është bashkuar mbrojtësi serb Stojanoviç, i cili mund të jetë pjesë e formacionit të parë në këtë takim. Nisur nga këto mungesa pritet që të ketë edhe lëvizje në formacionin e parë.

FORMACIONI – Nisur nga mungesat, por edhe nga rikthimi i Stojanoviç tekniku Brdariç do përgatisë edhe lëvizjet në formacionin e parë. Në portë do të jetë Qarri në mbrojtje katërshja Sala nga e djathta dhe Yago nga e majta. Në qendër pritet të rikthehet dyshja Stojanoviç e Juriç por mund të ketë ndonjë alternim të Juriç me Pusin. Në mesin e fushës pritet të jetë dyshja Boshnjaku e Alivoda para qendrës së mbrojtjes e Mala para tyre. Në sulm pritet që në krah të Balajt të jenë Çoba nga njëri krah. Në pikëpyetje është nëse do të ketë hapësirë sërish për Dodajn apo për Grudën. Gjithsesi, do të pritet deri sot për të shikuar edhe për lëvizjet që do të kryhen.

vll

A. URUÇI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"