Luzi 2008 luan sfidën e lamtumirës në të Parën, Vora me mendjen te “play off”-i

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2024 | 14:06

Luzi 2008 luan sfidën e lamtumirës në të Parën, Vora me mendjen te “play off”-i

Luzi 2008 nuk e meritonte t’i jepte lamtumirën Kategorisë së Parë, për vetë paraqitjen që luznjakët kanë bërë ndaj skuadrave “big”. Luzi nuk diti të bëjë kompromise me asnjë dhe e pagoi kështu ndershmërinë e tij.

presidenti i luzit me ekipin

Në takimin e fundit, luznjakët do të kenë sot përballë Vorën, ndeshje të cilën e luajnë në shtëpi në orën 16:00. Rezultati në këtë sfidë nuk vlen shumë, pasi Luzi është “rrëzuar” nga e Para, ndërsa Vorës i intereson më shumë për të ruajtur vendin e katërt. Do të jetë  një ndeshje ku rinjtë e perspektivës së Luzit të luajnë edhe njëherë ne fushën e tyre. Shumë prej tyre kanë pasur oferta nga klube të së Parës dhe elitë, por largimet janë edhe në varësi të projektit të së ardhmes.

Argel Avdiu: Vora mendjen te fitorja dhe ‘play off’-i

 

Vora po përgatit ndeshjet e mbetura të sezonit, fillimisht atë të javës së 33-të në Luz dhe më  pas për ndeshjen e parë të “play off”- it, që me shumë mundësi do ta luajnë ndaj Apolonisë. Fillimisht duhet të kalojnë Luzin për të përfituar të drejtën e ndeshjes në shtëpi ndaj fierakëve. Vora pritet të rezervohet sot në Luz, në mënyrë që të kursejnë energjitë për ndeshjen shtesë.

Argel Avdiu  pritet që të aktivizohet sot ndaj Luzit dhe në prag të kësaj sfide u shpreh: “Luzi kërkon vlerësim, pasi na duhet një pikë. Kundërshtari e ka mbyllur sezonin dhe janë pa synime. Kjo i bën më të rrezikshëm në fushë, por Vora luan vetëm për fitore. Ndërkohë po përgatitemi edhe për ‘play off’-in”.

F.FERIZAJ/ A. DUSHKU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"