“Vora është e ndërtuar për Superioren”, Xhebrahimi: Nuk na intereson loja, duam pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2024 | 13:21

“Vora është e ndërtuar për Superioren”, Xhebrahimi: Nuk na intereson loja, duam pikët

Skuadra e Vorës vijon me përgatitjet për takimin e nesërm në Burrel. Dy përballjet e para me Burrelin kanë përfunduar 3-1 për vorakët në fazën e parë, dhe 0-0 në Burrel në fazën e dytë.

xhebrahimi

Lidhur me takimin e radhës, sulmuesi që ka ardhur te Vora gjatë merkatos së janarit, Albi Xhebrahimi, i cili në këto pak ndeshje ka arritur të shënojë 4 gola (2 ndaj Luzit dhe nga një Besës dhe Apolonisë) është prononcuar për gazetën “Panorama Sport”.

“Burreli gjithmonë ka qenë fushë e vështirë për të gjitha ekipet. Kështu që edhe takimi ynë pritet të jetë i tillë. Gjithsesi, ne jemi përgatitur për këtë sfidë, ku më shumë kërkojmë pikët sesa lojën. Në fund jam i sigurt se skuadra jonë do të dalë me fitore.

Vora është e ndërtuar për të fituar çdo takim, pasi të vetmin synim ka ngjitjen në Superiore. Unë jam krenar që luaj për ngjyrat e Vorës dhe do të luftoj në maksimum për këtë skuadër që ajo të realizojë objektivat e saj”, tha ai.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"