VOLEJBOLLISTJA/ “Yjet e Sportit”, Erblira Bici vlerësohet me çmim nga KOKSH

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2023 | 21:14

VOLEJBOLLISTJA/ “Yjet e Sportit”, Erblira Bici vlerësohet me çmim nga KOKSH

Erblira Bici, volejbollistja më e mirë shqiptare është pritur dje në ambientet e Komitetit Olimpik, nga presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli dhe sekretari, Gerti Shima.

bici

Lojtarja, e cila po shkëlqen me Romën në Serina A1, është vlerësuar me çmimin “Yjet e Sportit” për vitin 2023. Bici nuk mundi të ishte e pranishme gjatë mbrëmjes gala që u mbajt disa ditë më parë në Tiranë, ndërsa për të dje u zhvillua një pritje e veçantë në KOKSH, ku dhe iu dorëzua çmimi. Trofeun ia dorëzoi presidenti i KOKSH-it, Ylli.

bici 2

Të pranishëm në pritjen e Kampiones ishin edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi si dhe zvendëspresident i FSHV-së, Dashamir Brari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"