VOLEJBOLL MESHKUJ/ Kupa e Shqipërisë, Vllaznia dhe Partizani e nisin me fitore (REZULTATET)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2022 | 12:57

VOLEJBOLL MESHKUJ/ Kupa e Shqipërisë, Vllaznia dhe Partizani e nisin me fitore (REZULTATET)

Me dy ndeshjet e para të fazës së grupeve ka ngritur siparin edicioni 2022-2023 i Kupës së Shqipërisë në volejbollin e meshkujve.

tirana volej

Në Grupin A, Vllaznia ka mundur Skënderbeun me rezultatin 3-2 në Shkodër. Një sfide më rivalitet të lartë, teksa ishin korçarët ata që e filluan më mirë, duke fituar setin e parë 14-25.

Më tej pas një beteje të fortë kuqeblutë reaguan dhe triumfuan 26-24 në setin e dytë, duke vendosur baraspeshën. Seti i tretë u dominua tërësisht nga Vllaznia, që fitoi thellë 25-13, duke përmbysur në 2-1.

Megjithatë Skënderbeu nuk u dorëzua, duke bërë të tijin setin e katërt 23-25, për ta dërguar takimin në set final. Por në fund Vllaznia u tregua më e saktë dhe arriti të triumfonte 15- 13, duke vulosur të gjithë sfidën 3-2.

Takimi tjetër i ditës së parë për këtë grup do të luhet sot në orën 19:00, teksa Tirana, mbajtësja në fuqi e trofeut, pret Elbasanin në “Farie Hoti”. Për sa i përket Grupit B, Partizani e filloi me këmbë të mbarë duke mundur Studentin 3-1 në derbi.

Një sukses që erdhi me përmbysje për “demat” e Yllit Tomorrit, pasi ishte ekipi studentor që e nisi më mirë takimin, duke fituar setin e parë 18-25.

Gjithsesi më tej të kuqtë morën komandën, duke fituar bindshëm në tri setet e radhës përkatësisht në shifrat 25-19, 25-14 dhe 25-18. Ndeshja tjetër e ditës së parë në këtë grup do të luhet sot në orën 18:00, teksa Erzeni do të përballet me Teutën.

VO (1)

VO 21 (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"