VOLEJBOLL/ Java e dhjetë, sot katër takime te femrat dhe meshkujt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2024 | 12:34

VOLEJBOLL/ Java e dhjetë, sot katër takime te femrat dhe meshkujt

Volejbolli vijon me kalendarin e ngjeshur të ndeshjeve në këtë pjesë të dytë të sezonit, teksa ekipet do të luajnë ndeshjet e radhës në kampionate.

part

Superliga e femrave do të zhvillojë sot dy ndeshjet e para, të vlefshme për javën e dhjetë. Skuadrat e para që do të zbresin në parket do të jenë Partizani dhe Barleti, të cilat do të matin forcat në sallën dytësore të “Asllan Rusit” në orën 15:00. Më tej në orën 16:00 në Shkodër të luhet sfida Vllaznia-Pogradeci.

Java do të mbyllet të shtunën me takimet Skënderbeu-Teuta dhe Tirana-Lushnja. Edhe te meshkujt java e dhjetë do të nisë sot me dy përballjet e para, teksa Partizani kryesues do të ndeshet me Studentin në “Asllan Rusi” në orën 17:00, ndërsa Vllaznia pret Erzenin në orën 18:00 në “Qazim Dervishi”. Më tej të shtunën do të jetë radha për dy takimet e tjera, Skënderbeu-Teuta dhe Tirana-Elbasani.HGJJ

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"