VOLEJBOLL FEMRA/ Teuta fundos Lushnjën, sot superfida Skënderbeu-Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2023 | 11:20

VOLEJBOLL FEMRA/ Teuta fundos Lushnjën, sot superfida Skënderbeu-Partizani

Superliga e volejbollit të femrave ka hapur dje javën e gjashtë me takimin Teuta-Lushnja, në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës. Një ndeshje që vendoste përballë ekipet e vendeve të fundit, të cilit kishin shënuar vetëm humbje.

teuta volej femra

Bregdetaret e trajnerit Edmond Jazexhi provuan shijen e fitores së parë sezonale, duke i mundur myzeqaret me rezultatin e pastër 3-0, në një takim që zgjati 72 minuta.

Seti i parë nisi më mirë për Lushnjën, e cila pa veten deri në +6 pikë avantazh, por Teuta arriti të rikuperonte për të fituar 25-23, set që u mbyll me një bllok fitues nga Mehja.

Në fraksioni i dytë loja fillimisht ishte e ekuilibruar, me vendëset që sërish e bënë diferencën në fund, duke triumfuar 25-19. Miket provuan ta rihapnin sfidën, por edhe në setin e tretë, me kalimin e minutave loja e tyre erdhi në rënie, me durrsaket që fituan 25-21, duke vulosur suksesin final.

Kështu Teuta siguron 3 pikët e para në kampionat, ndërsa Lushnja në këto gjashtë ndeshje ende nuk ka marrë asnjë set të vetëm.

Lojtarja e ndeshjes ishte Romina Matoshi, protagoniste me 20 pikë për Teutën, e mbështetur nga Flavia Memolla me 13 pikë. Në radhët e Lushnjës, asnjë lojtare nuk preku kuotë dyshifrore pikësh, ndërsa shënuesja më e mirë ishte Seneriada Sharka, autore e 9 pikëve.

465465465

NDESHJET E TJERA – Java e gjashtë e kampionatit do të kompletohet sot me tri takime, ndërsa spikat përballja ndërmjet Skënderbeut dhe Partizanit, e cila do të zhvillohet në orën 15:00 në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”.

Korçaret dhe të kuqet, renditen respektivisht në vend të parë dhe të dytë, ndërsa në edicionin e kaluar ishin finaliste të Superligës.

Pritet një ndeshje e luftuar, ndërsa si gjithnjë vendëset do të kenë në krah edhe publikun e zjarrtë korçarë, me mijëra tifozë që mbushin sallën.

Sot gjithashtu do të luhen edhe ndeshjet VllazniaTirana në orën 16:00 në Shkodër, si dhe Pogradeci-Barleti në orën 19:00 në Korçë.

45656

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"