VOLEJ MESHKUJ/ Partizani s’njeh rivalë, dominon edhe Studentin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2024 | 12:35

VOLEJ MESHKUJ/ Partizani s’njeh rivalë, dominon edhe Studentin

Partizani vijon ecurinë perfekte në këtë edicion të Superligës së volejbollit për meshkuj. Të kuqtë e Ylli Tomorrit mbeten ekipi i vetëm i pamposhtur në kampionat, duke kryesuar renditjen me pikë të plota.

partizani volej meshkuj

Suksesi më u fundit erdhi dje në derbin kundër Studentit, takim i vlefshëm për javën e dhjetë, i fituar me rezultatin e pastër 3-0 nga “demat”. Partizani tregoi edhe një herë forcën në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, duke u shfaqur dominues ndaj Studentit. Sfida nisi menjëherë nën diktatin e të kuqve, të cilët krijuan diferencë që në pikët e para, për ta fituar setin e parë 25-14 me pikën e fundit të Qepës. Starti i setit të dytë është i furishëm për Partizanin, që realizon gjashtë pikët e para radhazi, me protagonistë Qepën, brazilianin Coutinho dhe me 2 “ace” nga Deliu.

Më tej “demat” e kontrollojnë qetësisht lojën, ndërsa De Souza fikson shifrat 25-15. Në setin e tretë Studenti e përmirëson ndjeshëm lojën dhe në parket ka shumë rivalitet. Por Partizani tregohet më i qartë në fund, për ta fituar setin 25-23 dhe të gjithë takimin 3-0 në harkun kohor të 77 minutave. Kështu të kuqtë i forcojnë edhe më shumë pozitat në krye të renditjes, duke shkuar tashmë në kuotën e 30 pikëve. Coutinho me 16 pikë si dhe Sabliqi e Soares me nga 11 secili, ishin lojtarët që shkuan në dopioshifër pikësh për Partizanin në këtë takim, ndërsa shënuesi më i mirë për Studentin ishte braziliani Donda me 11 pikë.

Dje u zhvillua gjithashtu edhe ndeshja ndërmjet Vllaznisë dhe Studentit, një përballje tepër interesante, me shkodranët që triumfuan me rezultatin 3-1 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Një sukses që erdhi me përmbysje për kuqeblutë e Artan Kalasë, pasi ishin shijakasit që e nisën më mirë, duke fituar setin e parë 22-25. Por më pas Vllaznia mori lojën në kontroll, duke dominuar në tri setet e radhës, për t’i fituar ato përkatësisht 25-18, 25-21 dhe 25-21. Njeriu i ndeshjes ishte Nikolin Qafarena, me kapitenin e shkodranëve që realizoi plor 24 pikë, mbështetur nga Talani dhe kanadezi Dube me nga 16. Për skuadrën e Ilia Kojës nuk mjaftoi Asmend Kula, autor i 23 pikëve. Shkodranët marrin kështu një sukses me vlera për zonën “play off”, ndërsa Erzeni mbetet në vend të dytë, por e sheh Partizanin tashmë plot 9 pikë larg. Java e dhjetë do të kompletohet sot me ndeshjet Skënderbeu-Teuta dhe Tirana-Elbasani.

GFGDFGDF000

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"