VOLEJ FEMRA KUPA/ Çerekfinalet, sot nisin sfidat e kthimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2022 | 14:11

VOLEJ FEMRA KUPA/ Çerekfinalet, sot nisin sfidat e kthimit

Kupa e Shqipërisë në volejboll për femra do të hapë sot çerekfinalet e kthimit me ndeshjen ndërmjet Tiranës dhe Teutës, që do të zhvillohet në orën 16:00 në sallën “Farie Hoti” në kryeqytet.

volejboll-femra-770x470 (1)

Vajzat bardheblu e kanë fituar takimin e parë me rezultatin e pastër 3-0 dhe mbeten favorite të padiskutueshme edhe në takimin e sotëm, ku do të synojnë sigurimin e biletës për në gjysmëfinale.

Ndërsa për Teutën mund të konsiderohet sukses mbërritja deri në këtë raund. Çerekfinalet do të vijojnë nesër me dy takime të tjera.

Pas fitores 3-0 në Shkodër, Barleti do të kërkojë sërish suksesin edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Vllaznisë, takim që do të luhet në “Feti Borova” në orën 16:00.

Në orën 17:00, Skënderbeu do të përballet me Elbasanin, me korçaret që e kanë fituar sfidën e parë 3- 0.

Çerekfinalet do të mbyllen më 31 janar, teksa Partizani do të kërkojë përmbysjen ndaj Lushnjës, me të cilën pësoi një humbje të papritur 2-3 në ndeshjen e parë.

K

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"