VOLEJ FEMRA/ Historike, Partizani fiton në Bosnje dhe kualifikohet në turin e dytë në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2019 | 21:26

VOLEJ FEMRA/ Historike, Partizani fiton në Bosnje dhe kualifikohet në turin e dytë në Champions

Historike! Partizani për femra në volejboll ka arritur të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampioneve, duke shkuar kështu në turin e dytë.

partizani volej femra

Pasi fituan takimin e parë në Tiranë, 3-1 me sete ndaj ekipit boshnjak ZOK Bimal-Jedinstvo, lojtaret e kuqe fituan edhe takimin e dytë në transfertë, me shifrat 2-3.

bandicam 2019-10-16 18-57-46-367

Seti i parë u dominua nga Partizani, dhe u fitua 21-25. Në të dytin, ishte lojtaret vendase që u shkëputën që në fillim, dhe nuk i lanë shumë shpresa ekipit shqiptar, duke barazuar 1-1, teksa e mbyllën 25-19.

bandicam 2019-10-16 21-09-30-103

Seti i tretë ishte vendimtar, pasi Partizani u shkëput sërish, dhe fitoi 18-25. Me fitimin e këtij seti, lojtaret e kuqe e siguruan automatikisht kalimin në turin tjetër, dhe pjesa tjetër e ndeshjes shërbeu vetëm për statistika.

Seti i katërt u fitua nga boshnjaket me shifrat 25-21, ndërkohë që seti final pa lojtaret e kuqe triumfuese, të cilat arritën të fitojnë me shifrat 13-15.

Në fund, Partizani fitoi edhe takimin e dytë me shifrat 2-3, ndërsa tashmë në turin e dytë, do të ketë përballë ekipin hungarez të Vasas.

ZOK Bimal-Jedinstvo – Partizani 2-3 (21-25, 25-19, 18-25, 25-21, 13-15)

ZOK Bimal-Jedinstvo: Babiç, Biberxhiç, Kenjalo, Radoviç, Vukoje, Gajiç, Vujiçiç, Karaç, Popoviç, Vajdova, Radiskoviç, Kristojeviç, Mitroviç, Hushiç. Trajner: Smail Pezeroviç

Partizani: Beshiri, Blloku, Fagu, Këllëç, Mans, Kushi, Hudeçova,  Nezaj, M.Tuci, Basa, Picaku, Gjermeni. Trajner: Nejat Sançak

Gjyqtarë: A.Petroviç (Serbi), B.Muha (Kroaci)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"