Vllaznia triumfon në miqësore ndaj Besëlidhjes, vendos një… penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2019 | 19:35

Vllaznia triumfon në miqësore ndaj Besëlidhjes, vendos një… penallti

Vllaznia e ka mbyllur me një fitore minimale 0-1, takimin miqësor që zhvilloi ditën e sotme përballë Besëlidhjes.

67637044_2294095920840523_847897484205228032_n

Takimi i luajtur në qytetin e Lezhës, u vendos vetëm nga një penallti e shënuar që në minutën e 20-të, nga kapiteni i shkodranëve, Gilman Lika. Vllaznia pati edhe një rast tjetër të mirë për gol, me Zogajn, por rasti u ndal nga portieri vendas.

vllaznia

Të dy trajnerët e ekipeve, Plori tek Besëlidhja, dhe Jonuz tek Vllaznia, patën mundësi të provojnë lojtarët e tyre në këto kohë përgatitjesh, dhe kanë tashmë ide më të qarta për formacionet.

Besëlidhja: Bajri, Dibra, Sheta, Fetaj, Bushi, Kamara, Çokiç, Soumah, Koleci, Hoxha, Gjorgjeviç. Trajner: Elvis Plori.

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Shehi, Malota, Gligorov, Krymi, Marku, Lika, Zogaj, Kruja, Pusi. Trajner: Mirsad Jonuz.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"