Vllaznia pret Teutën, klubi shkodran jep njoftimin për biletat. Ja sa do kushtojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2019 | 11:29

Vllaznia pret Teutën, klubi shkodran jep njoftimin për biletat. Ja sa do kushtojnë

Vllaznia do të presë, të dielën në orën 16:30, në “Loro Boriçi”, Teutën në një ndeshje që të dyja skuadrave iu nevojtet fitorja.

vllaznia bylis

Interesi për këtë ndeshje është i konsiderueshëm dhe klubi i Vllaznisë ka dhënë njoftimin për biletat.

Çmimi i tyre është relativisht i ulët, pasi një tifozi nuk do t’i nevojten më shumë se 300 lekë për të parë ndeshjen nga shkallët e stadiumit. Shitja e biletave do të nisë nesër në orën 10:00.

Kujtojmë që tribunat VIP, do të jenë të mbyllura për shkak të dënimit nga Komisioni i Disiplinës.

76262113_2577137382363272_8548183799031136256_n

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"