Vllaznia pa dy brazilianët, Luftëtari hidhet në sulm. Ja si pritet të rreshtohen dy skuadrat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 12:10

Vllaznia pa dy brazilianët, Luftëtari hidhet në sulm. Ja si pritet të rreshtohen dy skuadrat

Luftëtari dhe Vllaznia pritet të bëjnë disa ndryshime në formacion. Gjirokastritët zhvilluan dje një seancë taktike në fushën e stadiumit dhe nga sa u pa, pjesë e titullarëve do të jenë Paiteris, Qato, Kukaj, Isufi, Dragoshi, Açka, Rapo, Hyseni, Lika, Vyent dhe Oshafi. 

Vllaznia-Luftetari

Bie në sy aktivizimi i tre sulmuesve, edhe pse skema mbetet për t’u parë. Në stol pritet të jenë emra si Lala, Prikas, Fili, Renja apo Dushkaj. Ndërkohë, i gatshëm për këtë takim është edhe Aurel Demo, i cili kaloi dëmtimin në shpatull, por për fat të keq në seancën e fundit pati një lëndim në kavilje.

luftetari

Për të mos e rënduar këmbën, e mbylli para kohe nën vëzhgimin e mjekëve. Luftëtari nuk ka asnjë mungesë, ndërsa Vllaznia s’do të ketë të gatshëm sot brazilianët Hygor dhe Emerson. E vetmja dilemë për trajnerin Mirsad Jonuz është maja e sulmit, aty ku Uenderson, Zogaj dhe Pusi luftojnë për një vend.

vllaznia

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"