Vllaznia bind në lojë ndaj Veleçikut, por “ngec” në barazim

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Gusht 26, 2018 | 9:50

Vllaznia bind në lojë ndaj Veleçikut, por “ngec” në barazim

Vllaznia nuk shkon më larg se barazimi ndaj Veleçikut. Loja nisi me shkodranët dominues, ndërsa Hasan Lika hodhi në fushën e lojës më të mirët që kishte në dispozicion. Vendësit dhanë sinjale pozitive në minutat e para, ndërsa “kërcënimi” më serioz erdhi nga këmbët e Likës përmes një goditjeje dënimi.

fq1

Miqtë u munduan me kundërsulme, por pa krijuar panik në portën e mbrojtur prej Sherrit. Tafili ka shansin që të arrijë avantazhin me kokë, por pa gjetur kuadratin. E megjithatë, në të 28-ën erdhi erdhi goli. Ka qenë një pasim pas shpinës së kundërshtarëve i dhënë nga Krymi për Gocajn, i cili pasi vepron bukur në zonë, nxjerrë të lirë Zogën që shënon. Ndërsa në minutën e 36-të ka qenë Gurishta që shënoi pas harkimit të Tafilit, por ishte në pozicion jashtë loje.

Tjetër tablo shfaqi pjesa e dytë e takimit dhe kjo si pasojë e ndërrimeve që u kryen. Miqtë fituan hapësira dhe në të 51-ën dhe 57-ën rrezikuan me D.Çokaj dhe Tomën. Në minutën e 74-t, Zogaj merr krahun e majtë, por gjuajtja e tij u largua në vija fatale prej mbrojtjes koplikase. Më pas kanë qenë miqtë që përmes Synajt kanë ekzekutuar një goditje dënimi dhe topi, pasi u përplas në shtyllë, u kthye në zonë, aty ku Lami nuk ka falur dhe ka sjellë baraspeshën.

vllaznia

Ndërsa në minutën e 80-të është Valdon Zeqja, një lojtar i tjetër i ri i ardhur për provë te Vllaznia, i cili ka tronditur me kokë shtyllën e majtë pingule të portierit Vjerdha, pas një harkimi nga e majta. Shkodranët mund të gjenin sërish avantazhin në të 85-ën, kur Krymi shërbeu për Zogajn. Por gjuajtja e tij me kokë u prit mrekullisht nga Vjerdha. Ky rezultat nuk përligji lojën e zhvilluar nga të dyja skuadrat, pasi Vllaznia ishte më dominuese.

ndeshja

E megjithatë, kjo nuk do të thotë që skuadra është gati për startin. Kuqeblutë kanë ende nevojë për afrime. Kjo përballje u ndoq edhe nga stafi teknik i Vllaznisë me në krye drejtorin sportiv, Firat, i cili kishte në krahë kishte administratorin Lici dhe ish-futbollistin Admir Teli, që momentalisht është anëtar i bordit drejtues.

Admir Uruçi

 





www.minuta90.com