Vllaznia bëhet gati për startin e Superiores, mund në miqësore Laçin me tre gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2024 | 21:00

Vllaznia bëhet gati për startin e Superiores, mund në miqësore Laçin me tre gola

Vllaznia e ka nisur mjaft mirë vitin 2024, duke mundur në miqësore Laçin me rezultatin 1-3.

balaj

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1 me golat e Balajt dhe Melos, të dyja nga penalltitë, ndërsa në pjesën e dytë vendosën Alivoda dhe Çoba.

Ndeshja e parë e Vllaznisë për këtë vit në kampionat do të jetë kundër Kukësit në shtëpi, ndërsa Laçi pret Erzenin.

LAÇI 1-3 VLLAZNIA

Melo 42’ (11-m) / Balaj 9’ (11-m), Çoba 55’, Alivoda 59’

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"