Vjen një lituanez tek Flamurtari, Resuli: Mos bëhemi dorëlëshuar, nuk i druhem ndryshimit të trajnerit të Apolonisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2024 | 10:23

Vjen një lituanez tek Flamurtari, Resuli: Mos bëhemi dorëlëshuar, nuk i druhem ndryshimit të trajnerit të Apolonisë

Para ndeshjes me Apoloninë, Flamur tari bën goditjen e radhës në merkato. Në Vlorë zbarkon mbrojtësi lituanez, Justinas Janusevskis, i cili është prezantuar dje në mëngjes dhe menjëherë doli në stërvitje.

RESULI

Janusevskis ka lindur më 6 mars 1994 dhe luan si mbrojtës qendre. Në sezonin e fundit ka luajtur për Banga Gargzdai. Megjithatë, kuqezinjtë kanë mbyllur përgatitjet dhe në Fier do të jenë pa Bathën dhe Kriviçiç për shkak dëmtimi, por Dritan Resuli kërkon fitoren ndaj Apolonisë. Gjatë një interviste për “Panorama Sport”, trajneri vlonjat tha se me merkaton dimërore Flamurtari ka ndryshuar dhe se nuk i druhen Apolonisë, pavarësisht se kjo e fundit ka ndryshuar trajner.

Resuli, si është përgatitur Flamurtari për ndeshjen me Apoloninë?

Ditët që kemi pasur në dispozicion që me fillimin e përgatitjeve kanë qenë shumë të mira dhe me ngarkesa të larta fizike. Nisur nga pozicionimi në tabelë dhe objektivi që është Superiorja, të gjitha ndeshjet janë të vështira. Nuk e kemi komoditetin që të jemi dorëlëshuar. Jo vetëm Apolonia, por të gjitha ekipet janë të vështira. Unë kam besim të plotë te këta djem që i shikoj në stërvitje.

Apolonia vjen me një trajner të ri, ju shqetëson kjo gjë?

Nuk shikojmë pjesën që çfarë na favorizon apo çfarë jo. Ne jemi të fokusuar te puna që bëjmë. Me Apoloninë kemi luajtur në fazën e parë dhe pak a shumë, i njohëm. Nuk ka ndonjë risi në këtë gjë.

Sa janë përshtatur afrimet e deritanishme të Flamurtarit?

Afrimet janë lojtarë cilësorë, që kanë një “CV” të pasur dhe kanë luajtur në nivele të larta. Normalisht që nevojitet koha e duhur që të përshtaten. Por them se jemi në rrugë të mbarë.

Çfarë komenti keni për afrimin më të fundit, Justinas Janusevskis?

Është një qendërmbrojtës nga Superliga lituaneze. Ka cilësi të mira. Minutat i ka të plota. Besoj se kemi bërë zgjedhjen e duhur.

Idrizi tha se Shkurtaj do të mbërrijë në fundjavë, keni një koment?

Momentalisht nuk mundet që të jap një opinion për këtë. Kështu që klubi ju jep një përgjigje vendimtare.

Është ky Flamurtari më i fortë me afrimet?

Patjetër ky Flamurtar ka ndryshuar në këto javë që unë kam në drejtim. Jam i kënaqur nga ky grup dhe besoj se do të bëjnë shumë mirë.

Tifozët, a do të jenë të pranishëm në Fier në mbështetje të skuadrës?

Tifozët janë lojtari ynë më i fortë, na mungon. Një thirrje për t’u rikthyer e të na mbështesin pasi Flamurtari është i të gjithëve.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"