Vilfor Hysa: Mungojnë 6 pikë, Tërbuni kthehet më i fortë pas… Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2022 | 11:19

Vilfor Hysa: Mungojnë 6 pikë, Tërbuni kthehet më i fortë pas… Botërorit

Tërbuni nuk e njeh pushimin, edhe pse gara është ndalur. Skuadra dje ka startuar seancat stërvitore. Fitorja në “Roza Haxhiu” ka kthyer qetësinë te pukjanët. Hero në Lushnjë u bë Vilfor Hysa, që i dha tri pikët e kthesës ekipit. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, autori i 4 golave thotë:

VILFOR HYSA `

“Jam shumë i kënaqur nga kjo fitore, që erdhi në një fushë paksa të vështirë. Them kështu pasi e njoh mirë, sepse kam qenë pjesë e kundërshtarëve para disa vitesh.

Goli më ka lumturuar pasi riktheu qetësinë në ekip. E kam gjetur vetëm 4 herë rrjetën dhe për mua janë pak. E megjithatë, një dëmtim në kavilje më ka penalizuar.

Tani çdo gjë ka kaluar dhe kam ardhur në formën time më të mirë. E megjithatë, ne kemi sulmues vërtetë të mirë dhe kjo konkurrencë mua nuk më shqetëson.

VILFOR HYSA

Madje, këtë e konsideroj një plus për ekipin. Xhebrahimi ka arritur të shënojë katër gola, kurse Krasniqi ka qenë i dëmtuar dhe nuk ka mundur të aktivizohet përveçse në tri takimet e fundit.

Duhet thënë se nuk e kemi pasur edhe fatin me vete, pasi kemi luajtur mirë dhe mund të kishim arritur në kuotën e 21 pikëve. Janë tri javë pushim, e pasi të përfundojnë do të presim Luzin 2008 në fushën tonë. Kemi gjithë kohën e duhur në dispozicion për të përgatitur këtë sfidë.

Ndërkohë, trajneri do të punojë për të gjetur edhe ndonjë ekip me të cilin mund të zhvillojmë ndonjë miqësore”, e ka mbyllur Hysa.

DITMIR PEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"