Videoja me priftin, reagon hoxha: I turpëruar nga disa “shqiptarë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2017 | 14:02

Videoja me priftin, reagon hoxha: I turpëruar nga disa “shqiptarë”

Hoxhë Ahmed Kalaja, një nga protagonistët e videos që bënte shaka me priftërinjtë grekë së bashku me dy futbollistët e Kombëtares, Andi Lila dhe Armando Sadiku, shprehet i turpëruar nga dashakeqësia e disa “shqiptarëve”, siç i quan ai.

andi lila ahmed kalaja gold ag

Imami i Xhamisë së Rrugës së Kavajës ka reaguar në “Facebook” pas kërkesës së Komitetit Shtetëror të Kulteve drejtuar Komunitetit Mysliman Shqiptar që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

Ahmed Kalaja postimi Andi Lila

Kalaja ka shpërndarë në profilin e vet postimin e Lilës për faljen që mori nga kleriku grek Maksim, shoqëruar me komentin: “Krenar me ty. I turpëruar nga dashakeqësia e disa ‘shqiptarëve’, i mahnitur nga zemërgjerësia e fqinjëve. Faleminderit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"