VIDEO/ Zhegrova i papërmbajtshëm në Kupën e Francës, shënon tre gola në pjesën e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2024 | 16:27

VIDEO/ Zhegrova i papërmbajtshëm në Kupën e Francës, shënon tre gola në pjesën e parë

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova e ka nisur në mënyrë të mrekullueshme vitin 2024. Aktualisht skuadra e tij, Lilë, po luan ndeshjen e Kupës së Francës ndaj modestëve të Golden Lion. Skuadra e Zhegrovës ka shpërthyer në 45 minuta e para duke arritur një fitore të thellë në shifrat 7-0.

ZHEG

Padyshim që një rol të rëndësishëm në këtë sukses ka edhe sulmuesi kosovar, i cili që në pjesën e parë ka siguruar që të marr topin në shtëpi. Zhegrova ka shënuar 3 gola për Lilën dhe ka dhënë 2 asiste. Të parin 24-vjeçari e shënoi në minutën e 33-të. Më pas për dy minuta, shënoi edhe dy gola të tjerë, pikërisht në minutat 41 dhe 42. Këtë sukses Zhegrova mund ta përmirësojë akoma, pasi është edhe pjesa e dytë për t’u luajtur.

;

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"