VIDEO/ Zëvendësimi i Grizmanit i bën përshtypje dhe Simeones, reagimi i trajnerit të Atletikos bën xhiro në rrjetet sociale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 19:09

VIDEO/ Zëvendësimi i Grizmanit i bën përshtypje dhe Simeones, reagimi i trajnerit të Atletikos bën xhiro në rrjetet sociale

Lënia në stol e një lojtari si Antuan Grizman do të shkaktonte habi dhe çudi te shumë persona duke patur parasysh vlerat e tij si futbollist.
atletiko madrid
Këtë e kupton më së miri ish-trajneri i tij Diego Simeone. Në sfidën e fundit mes Atletiko Madridit dhe Barcelonës 2-2, Simeone reagoi pesimist në momentin kur Grizman po zëvendësohej në çastet e fundit të lojës. Kamerat e fushës së “Kamp Nout” fiksuan momentin kur Simeone mblidhte buzët në shenjë pakënaqësie ndaj aktivizimit të kampionit të botës Grizman në momentet e fundit të ndeshjes.

Pamjet kanë bërë xhiron e menjëhershme në rrjetet sociale.

Aktualisht, në Spanjë flitet se Grizman mund të largohet në fund të këtij sezoni nga skuadra katalanase.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"