Video/ Xho Hart vazhdon gabimet, ka bërë sa gjithë portierët anglezë së bashku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2018 | 15:17

Video/ Xho Hart vazhdon gabimet, ka bërë sa gjithë portierët anglezë së bashku

Xho Hart vazhdon të gabojë në portë. Mbrëmjën e djeshme, në minutën e 90, ai ndali një gjuajtje nga Shaqiri por top i iku nga duart dhe Krauç arriti të shënonte. Ekipi i tij, Uest Hem po rrezikon rënien nga kategoria dhe një pjesë e fajit i shkon edhe Hartit. Ai ka luajtur 18 ndeshje këtë sezon dhe ka pësuar 4 gola për fajin e tij.

Xho Hart

Statistika interesante që llogarisin mediat britanike e krahasojnë atë me gjithë portierët e tjerë anglezë që luajnë në Premier Ligë. 10 portier anglezë kanë luajtur së bashku 179 ndeshje dhe kanë pësuar po 4 gola për fajin e tyre. Geri Nevil në një intervistë u shpreh se Hart me këto performanca rrezikon seriozisht Botërorin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"