VIDEO/ Xhaka vulos fitoren ndaj Lidsit, Arsenali vijon rrugën drejt titullit (Rezultatet dhe Renditja)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2023 | 18:16

VIDEO/ Xhaka vulos fitoren ndaj Lidsit, Arsenali vijon rrugën drejt titullit (Rezultatet dhe Renditja)

Kanë përfunduar 5 sfidat e vlefshme për javën e 29-të të Premier Ligës.

Arsenali vijon rrugën drejt titullit pasi mposhti me rezultatin 4-1 Lidsin. Sfida u zhbllokua fillimisht nga Gabriel Zhesus në minutën e 35’ dhe në të 47’ Ben Uajt dyfishoi shifrat.

Zhezus shënoi dygolësh në minutën e 55’ ndërsa goli i vetëm për Lidsin u shënua në minutën e 76’ nga Kristensen. Fitorja e “Topçinjve” u vulos nga mesfushori shqiptar i Kosovës, Granit Xhaka në minutën e 84’.

Me këtë triumf skuadra e Artetës shkon në kuotën e 72 pikëve duke vijuar rrugën drejt kreut.

Nga ana tjetër edhe Bërnmuthi dhe Kristal Palas kanë fituar në shtëpi ndaj Fulhemit dhe Leisterit.

Sfida mes Brajtonit dhe Brentfordit është mbyllur në barazimin 3-3. Pikët i kanë ndarë edhe Notingem me Uolvesin pas barazimit 1-1.

REZULTATET2

RENDITJAdbnbnd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"