VIDEO/ Vllaznia i falet Balajt për t’u kthyer te fitorja, Teuta ndalet në Shkodër dhe e mbyll pa portier

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2023 | 0:09

VIDEO/ Vllaznia i falet Balajt për t’u kthyer te fitorja, Teuta ndalet në Shkodër dhe e mbyll pa portier

Vllaznia ka marrë sot një fitore të rëndësishme që kthen ekipin shkodran në shinat e duhura pas rezultateve të fundit që e kishin larguar disi nga pretendimet. Skuadra shkodrane ka fituar 2-0 ndaj Teutës, duke bërë hapa të rëndësishëm në renditje.

bandicam 2023-09-23 20-16-08-917

Ekipi shkodran e zgjidhi duelin që në pjesën e parë pasi shënoi dy herë me Balajn e më pas mendoi të administronte minutat për të siguruar tre pikët që e kthejnë mes 4 skuadrave të para në klasifikim. Detyrë që u bë pak më e vështirë për shkak të dëmtimeve të lojtarëve si Asani apo Qarri, por që në fund e mbylli me sukses.

Ndërsa Teuta dha shumë pak në reagimin e saj për të kërkuar pikë, teksa e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pas kartoni të kuq të Demës në shtesën e sfidës.

VLLAZNIA-TEUTA 2-0
15′, 42′ (p)  Balaj

NGJARJET KRYESORE

90’+12’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Vllaznisë.

90’+9’ Beqja hyn në portë pasi durrsakët kanë mbyllur zëvendësimet.

90’+8’ Dema del nga zona për të bërë një ndërhyrje me këmbë dhe prek topin me dorë. Gjyqtari e ndëshkon me karton të kuq. (VIDEO)

90’+4’ Pas një goditje dënimi, topi shkon te Sala i cili gjuan me kokë, por nuk gjen portën e Demës. (VIDEO)

90’+3’ Gjumsi ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal Dodev në mënyrë të parregullt.

90′ Jepen 11 minuta shtesë.

90’ Fili i lë vendin në fushë Karabecit te Teuta.

86’ Qarri largohet i dëmtuar me barrelë dhe vendin e tij e merr Mëhidri. Dragoshi dhe Delaj ndërkohë marrin vendin e Malës dhe Boshnjakut.

83’ Pas një goditje nga këndi, Qarri përplaset me Jazxhi e më pas Alla çon sferën jashtë edhe me portën bosh. Portieri i Vllaznisë kërkon ndihmën e stafit mjekësor pas goditjes që ka pësuar. (VIDEO)

81’ Një pasim nga e djathta gjen Filin në zonë, ky i fundit nuk ia del të kthejë topin drejt portës shkodrane.

77’ Gjuajtje e fortë e Alivodës nga jashtë zonës, Dema përgjigjet mirë duke shmangur golin. (VIDEO)

74’ Pusi provon nga jashtë zonës, sfera shoqërohet jashtë nga Dema i vëmendshëm.

71’ Qaqi i lë vendin në fushë Allës në radhët e durrsakëve.

66’ Pikërisht Gruda i lë vendin në fushë Dodev në radhët e Vllaznisë.

64’ Balaj jep një pasim të artë për Grudën, por ky i fundit gjuan në mënyrë të gabuar duke çuar sferën mbi traversë. (VIDEO)

64’ Çejku dhe Gjumsi marrin vendin e Arifit dhe Dajës në radhët e Teutës.

63’ Qaqi ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Balajt.

60’ Asani del i dëmtuar nga fusha e lojës, duke i bërë vend Salës në radhët e shkodranëve.

57’ Arifi rrëzohet pas një kontakti në zonë, me Xhajën i cili bën shenjë që loja të vazhdojë. Më pas ai pret edhe verifikimin nga VAR dhe i qëndron vendimit të tij. (VIDEO)

55’ Një tjetër harkim nga e djathta gjen këtë herë Malën i cili gjuan në ecje e sipër por jo siç dëshironte dhe çon sferën jashtë.

53’ Gruda nga e djathta nis një harkim të shkëlqyer në zonë për Balajn, gjuajtja e këtij të fundit me kokë këtë herë është e gabuar dhe përfundon jashtë. (VIDEO)

49’ Nga ana tjetër është Mala i cili tenton me një diagonale tokazi, sfera shkon jashtë katërkëndorit të miqve.

49’ Gjata provon menjëherë me një gjuajtje nga e majta, Qarri pret në pozicion. (VIDEO)

48’ Rrezik në portën e kuqebluve pas një goditje dënimi të harkuar nga Fili, por topi përfundon në rrjetën e jashtme e më pas aksioni ndalet për pozicion jashtë loje.

46’ Pjesa e dytë nis me Gjatën në vend të Dacit në radhët e Teutës.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 2-0 të Vllaznisë.

45’+2’ Daja tenton nga jashtë zonës, sfera fluturon mbi traversën e portës shkodrane.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

42’ GOOOL VLLAZNIA! Shënon përsëri Balaj, këtë herë me penallti. (VIDEO)

41’ Penallti për Vllazninë! Pas një topi në zonë, është Jazxhi ai i cili prek topin me dorë dhe gjyqtari Xhaja nuk ka dyshime duke bërë shenjë nga pika e bardhë. (VIDEO)

40’ Edhe Daci tenton të gjuajë në portë, por sheh goditjen e tij të bllokohet nga Stojanoviç.

39’ Arifi dhe Fili provojnë të gjejë hapësirë për të gjuajtur por nuk ia del dhe shpërdoron një mundësi të mirë për të shënuar.

35’ Shkodranët provojnë me një tjetër goditje dënimi, ku topi harkohet në zonë për Balajn, por Jazxhi këtë herë spastron duke larguar rrezikun.

30’ Pas një goditje këndi të Teutës, është Boshnjaku i cili largon me vështirësi, në një moment kur loja është zhvendosur plotësisht në gjysmëfushën e shkodranëve.

25’ Goditje dënimi spektakolare e Filit, po e tillë është edhe përgjigja e Qarrit i cili grushton topin në këndore. (VIDEO)

21’ Smajli nga e djathta harkon në zonë, mbrojtja durrsake largon me shpejtësi rrezikun.

15’ GOOOL VLLAZNIA! Pas një goditje nga këndi, Balaj gjendet i vetëm dhe me kokë dërgon topin në rrjetë. (VIDEO)

11’ Beqja ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Malës.

10;’ Asani nga e majta harkon në qendër, topi shkon në shtyllën e dytë për Grudën i cili nuk ka kontaktin e duhur me topin dhe humb mundësinë për të rrezikuar.

8’ Krymi ndal Filin në mënyrë të parregullt dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

7’ Gruda merr një top në thellësi dhe del i vetëm para Demës, portieri i durrsakëve ndal gjuajtjen e tij duke shmangur një gol të sigurt.

6’ Harkim nga e majta e sulmit për Balajn, por gjuajtja e tij me kokë pritet nga Dema.

3’ Në vijimin e një goditje këndi të durrsakëve, topi shkon te Fili i cili gjuan në hyrje të zonës, duke çuar sferën mbi traversë. (VIDEO)

2’ Arifi hyn në zonë nga e djathta dhe tenton një diagonale në shtyllën e parë, por Qarri devijon jashtë. (VIDEO)

1’ Nis dueli në Shkodër.

FPRMACIONET ZYRTARE:

VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Pusi, Stojanoviç, Asani, Krymi, Boshnjaku, Alivoda, Mala, Gruda, Balaj.

Trajner: Migen Memelli

TEUTA: Dema, Kruja, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Beqja, Gjumsi, Peposhi, Arifi, Demirçani, Fili.

Trajner: Diego Longo

WhatsApp Image 2023-09-23 at 8.15.15 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"