VIDEO/ Vllaznia bën detyrën ndaj Laçit, por shkodranët duhet të kënaqen me vendin e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2021 | 18:18

VIDEO/ Vllaznia bën detyrën ndaj Laçit, por shkodranët duhet të kënaqen me vendin e dytë

Vllaznia ka triumfuar 2-0 ndaj Laçit në ndeshjen e fundit të kampionatit, por fitorja nuk mjaftoi që shkodranët të fitojnë titullin kampion.

191497730_161857925948894_4605232496829185110_n

Teuta në krahun tjetër triumfoi 6-1 ndaj Apolonisë dhe për këtë arsye, titullin e fituan durrsakët. Për t’u rikthye te ndeshja e Vllaznisë, shkodranët triumfuan 2-0, falë golave të Herald Markut nga penalltia në minutën e 26-të dhe Dilaver në minutën e 59-të.

Skuadra e Brdariç mbyll kështu një sezon spektakolar në vendin e dytë në kuotë të barabartë pikësh me Teutën kampione, por me golavarazh më të vogël.

Shkodranët e kanë mundësinë ta mbyllin sezonin me një trofe, pasi janë në finalen e Kupës me Skënderbeun. Laçi e mbyll sezonin në vendin e 4-t me 61 pikë, 5 pikë më pak se kryesuesit.

FT| VLLAZNIA-LAÇI 2-0

Marku 25′ (p), Dilaver 59′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida!

90′ Edhe Laçi me 10 lojtarë, Turkaj ndëshkohet me karton të kuq.

88′ Adili ndëshkohet me karton të kuq për ndërhyrje të gabuar ndaj Prengës.

86′ Momente tensioni gjatë zëvendësimit të Mazrekajt, futbollisti i Laçit sulmohet me shishe nga tribuna.

61′ Gurishta ndëshkohet me karton të verdhë.

60′ Zëvendësim te Laçi, largohet Lushkja, vendin e tij e merr Sulovari.

59′ GOOOOL VLLAZNIA 2-0/ Shkodranët shpresojnë te mrekullia, Harris Dilaver dyfishon shifrat! Sulmuesi nuk fal brenda zonës, pas tentativës së Da Silvës, topi u grushtua nga portieri Sali dhe shkoi te boshnjaku. 

53′ Pranë golit Vllaznia, Demir Imeri shpërdoron një tjetër shans të artë. Të pafat shkodranët.

52′ Vendimtar Turkaj me ndërhyrjen e tij, futbollisti i heq mundësinë e shënimit Ardis Krujës, duke larguar topin në goditje nga këndi.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë! 

45+1′ Rasti i artë për Vllazninë, me Demir Imerin, pas krosimit të Isaevskit, mesfushori i skuadrës shkodrane nuk arrin të shënojë me kokë brenda zonës.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

41′ Laçi pretendon për penallti. Sipas kurbinasve, Eni Imami preku topin me dorë brenda zonës, por për gjyqtarin Meta, nuk kemi të bëjmë me penallti.

25′ GOOOOL VLLAZNIA 1-0/ Zhbllokohet sfida! Herald Marku shënon nga pika e bardhë e penalltisë! 

24′ Penallti për Vllazninë, pas ndërhyrje së gabuar ndaj Isaevskit, nga ana e Zylfiut. Protestojnë kurbinasit, por për gjyqtarin Meta kemi të bëjmë me penallti. Futbollisti i Laçit ndëshkohet me karton të verdhë.

7′ Tjetër shans për Vllazninë. Fjoart Jonuzi kërkoi golin e ish-it me një gjuajtje të rrezikshme nga distanca, por tentativa e tij shkon jashtë kuadrat.

2′ Rast i i artë për Vllazninë, pas gabimit të Salit, por nuk përfiton aty Demir Imeri që sfumon një mundësi të shkëlqyer.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

VLLAZNIA: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Jonuzi, Marku, Hoxhaj, Imeri, Kruja, Dilaver. Trajner: Tomas Brdaric.

LAÇI: Sali; Malota, Ignjatovic, Obanor; Zulfiu, Deliu, Lushkja, Shehu, Musta; Harmon, Mazrekaj, Trajner: Shpëtim Duro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"