VIDEO/ Vjen goli i 6-të i sezonit, mesfushori që pret ftesën e Silvinjos vazhdon të shkëlqejë në Suedi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2023 | 21:51

VIDEO/ Vjen goli i 6-të i sezonit, mesfushori që pret ftesën e Silvinjos vazhdon të shkëlqejë në Suedi

Arbnor Muçolli nuk ndalet në kampionatin suedez. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, vazhdon të shënojë rregullisht me skuadrën e Goteborg, duke e ndihmuar këtë të fundit që të lërë larg zonën e ftohtë të klasifikimit ku gjendej deri pak javë më parë.

mucolli

Sot, falë futbollistit kuqezi, Goteborgu ka marrë një barazim të rëndësishëm në transfertë përballë Hamarbi, duke regjistruar shifrat 1-1. Vendasit shënuan me anë të Erabi në fillimin e pjesës së dytë, por u arritën në fund pikërisht nga goli i Muçollit në minutën e 92-të të takimit.

Futbollisti shqiptar mori përsipër të gjuante një penallti për skuadrën e tij dhe e realizoi me saktësi, duke vulosur barazimin 1-1 që mban Goteborg larg zonës së rënies.


Për Muçollin, ky ishte goli i 6 i këtij sezoni në Suedi, ku ka dhënë edhe 2 asiste, në vetëm 13 ndeshje të luajtura që nga transferimi i tij në këtë klub. Pikërisht kjo formë që po kalon mesfushori, ka bërë që Silvinjo ta ketë në vëmendjen e tij dhe të mendojë grumbullimin për ndeshjet e tetorit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"