VIDEO/ Vjen fitorja e parë e “Arushës” në stolin kurbinas, Laçi shpërbën me goleadë Teutën në ndeshjen ku u tund 7 herë rrjeta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2023 | 23:58

VIDEO/ Vjen fitorja e parë e “Arushës” në stolin kurbinas, Laçi shpërbën me goleadë Teutën në ndeshjen ku u tund 7 herë rrjeta

Laçi ka siguruar fitoren e parë të këtij sezoni në Superiore, duke shpërbërë Teutën me një goleadë me shifrat 6-1. Një fitore mbresëlënëse e kurbinasve, e para nën drejtimin e Skerdi Bejzades si trajner.

FOTO: F. Hazisllari

FOTO: F. Hazisllari

Ekipi vendas ka dominuar ndeshjen plotësisht, duke e pasur shumë të lehtë të shënonte në portën durrsake. Sobouale dhe Ujka në pjesën e parë i dhanë një avantazh të dyfishtë mëse të merituar vendasve, ndërsa miqtë u ndalen nga traversa dhe shtylla.

Në pjesën e dytë, durrsakët u hodhën në sulm dhe lanë hapësira të mëdha mbrapa, duke bërë që Kordeiro, Barjamaj, Ujka dhe në fund Myrta të mposhtnin përsëri Demën, ndërsa Gjata shënoi “golin e flamurit” për durrsakët e drejtuar nga Longo.

LAÇI 6-1 TEUTA
9’Sobouale, 24′, 78′ Ujka, 56′ Kordeiro, 61′ Barjamaj, 90’+2′ Myrta / 90’+2′ Gjata

NGJARJET KRYESORE:

90’+3’ Mbyllet ndeshja me fitoren 6-1 të Laçit.

90’+2’ GOOOL LAÇI! Myrta shmang pozicionin jashtë loje dhe i vetëm para Demës çon sferën në rrjetë. (VIDEO)

90’+2’ GOOOL TEUTA! Gjata shënon me një gjuajtje nga jashtë zonës. (VIDEO)

90’ Jepen 2 minuta shtesë.

90’ Bibo në kundërsulm shfaqet para portës, por gabon në gjuajtjen e tij duke gjetur vetëm rrjetën e jashtme. (VIDEO)

87’ Taleb merr vendin e Qatos në fushë në radhët e Laçit.

86’ Fili dhe Gjumsi i lënë vendin në fushë Allës dhe Nikqit.

84’ Barjamaj, Sobouale dhe Manellari dalin nga fusha e lojës për t’i bërë vend Myrtës, Sylës dhe Valterit.

80’ Sobouale shfaqet para zonës dhe gjuan, por gjen këtë radhë portierin Dema i cili i mohon golin e radhës.

78’ GOOOL LAÇI! Vazhdojnë të pangopur kurbinasit me Ujkën i cili e ka të lehtë të shënojë me një diagonale nga e majta . (VIDEO)

75’ Peposhi provon të rihapë ndeshjen me një gjuajtje nga jashtë zonës, por nuk befason Dajsinanin.

75’ Barjamaj tenton edhe një herë me të djathtën, sfera përfundon mbi traversë.

73’ Pikërisht Arifi largohet nga fusha e lojës për t’i bërë vend Dajës.

70’ Arifi ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në mesfushë.

64’ Bibo merr vendin e Uilliam Kordeiros në radhët e Laçit.

64’ Shënojnë edhe durrsakët, me Beqjan i cili gjuan me kokë dhe mposht Dajsinanin pas një goditje dënimi. Por goli anulohet për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

61’ GOOOL LAÇI! Kurbinasit nisin një aksion të shpejtë duke nxjerrë Barjamajn të vetëm para portës në të majtën ku ai nuk gabon duke çuar shifrat në 4-0. (VIDEO)

56’ GOOOL LAÇI! Pas një harkimi në zonë, Kordeiro humb fillimisht ekuilibrin por më pas ngrihet dhe gjuan duke thelluar diferencën. (VIDEO)

52’ Pas një goditje nga këndi, topi shkon te Qaqi i cili gjuan por gjen përgjigjen e Dajsinanit të vëmendshëm. (VIDEO)

51’ Arifi merr topin në zonë dhe gjuan menjëherë por bllokohet nga mbrojtësit e skuadrës kurbinase.

47’ Daci nga e majta hyn në zonë dhe mundohet të kthejë sferën drejt qendrës, Dajsinani kontrollon.

46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime të tjera në radhët e dy skuadrave.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 2-0 të kurbinasve.

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

45’ Daci nga ana tjetër gjuan nga e djathta, një devijim çon topin jashtë katërkëndorit të vendasve.

44’ Rasti radhës i kurbinasve me Qaton i cili gjen Sobouele i cili nuk gjuan drejt portës pori kthen topin mesfushorit, Ky i fundit gjuan me të majtën në mënyrë krejtësisht të gabuar. (VIDEO)

39’ Mundësi e shkëlqyer e Teutës për të shënuar me Gjumsin i cili nga jashtë zonës godet traversën, ndërsa më pas është Gjata i cili i vetëm para portës godet shtyllën. (VIDEO)

38’ Top në thellësi nga e djathta për Peposhin në zonë, Dajsinani del dhe kontrollon sferën.

35’ Gjata dhe Daci hyjnë në fushë në vend Gjinollarit dhe Iljazit.

31’ Gjuajtje nga e djathta spektakolare e Barjamajt, topi përplaset në traversë dhe pastaj në vijën fatale, ndërsa del jashtë dhe dëshpëron kurbinasit që po bëheshin gati të festonin golin e tretë. (VIDEO)

24’ GOOOL LAÇI! Shënon Ujka me një predhë diagonale që nuk i lë kohë për të reaguar Demës. (VIDEO)

22’ Përsëri Kordeiro provon p[ortën pas një topi të humbur nga durrsakët pranë zonës, Dema është në pozicion. (VIDEO)

18’ Qato nga e majta gjen Kordeiron të vetëm në qendër, por braziliani në mënyrë të pabesueshme gjuan jashtë katërkëndorit. (VIDEO)

16’ Dy tentativa radhazi të Gjumsit në krahun e djathtë, harkimet e tij në qendër nuk gjejnë shokët e skuadrës.

12′ Tre minuta pritje për verifikimin e golit me VAR, por në fund gjyqtari bën shenjë nga qendra.

9’ GOOOL LAÇI! Vendasit kanë kaluar në avantazh me anë të Sobouale që del i vetëm përballë portierit dhe e çon topin në rrjetë. (VIDEO)

6’ Peposhi nga e djathta kërkon hapësirën për të krosuar, duke e gjetur por topi shkon në duart e portierit Dajsinani.

4’ Mundësia e parë për vendasit, me atë në Kordeiros që godet portën, por pa gjetur golin.

1’ Nis takimi mes Laçit dhe Teutës

FORMACIONET ZYRTARE:

LAÇI: Dajsinani, Kurti, Mjaki, Paulo, Qato, Manellari, Kryeziu, Ujka, Kordeiro, Barjamaj, Sobouale
Trajner. Skerdi Bejzade

TEUTA: Dema, Kruja, Qaqi, Iljazi, Kotobelli, Beqja, Arifi, Peposhi, Gjinollari, Gjumsi, Fili
Trajner. Diego Longo

laci teuta

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"