VIDEO/ Vendos goli spektakolar i Ibraimit, Shkëndija e Gjokës mposht Botoshanin dhe “fluturon” në raundin tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2020 | 19:39

VIDEO/ Vendos goli spektakolar i Ibraimit, Shkëndija e Gjokës mposht Botoshanin dhe “fluturon” në raundin tjetër

Shkëndija e Tetovës e Ernest Gjokës ka arritur të eliminojë rumunët e Botoshanit, teksa kanë fituar me rezultatin minimal 1-0 dhe janë kualifikuar për në raundin e tretë klualifikues në Ligës e Europës.

shkendija e tetoves

Ishte Besart Ibraimi, i cili shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 3’, duke i dhënë avantazhin të tijve. Pas kësaj, tetovarët kishin edhe disa raste të tjera për shënim, por nuk ia dolën.

Në minutën e 67’, Armend Alimi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke i lënë kështu të besuarit e Gjokës me 10 lojtarë. Nga kjo përfituan rumunët, të cilët u hodhën tërësisht në sulm për të gjetur golin e barazimit. Megjithatë pavarësisht tentativave të shumta, rumunët nuk ia dolën të shënojnë, kjo edhe për meritë të portierit Zahov, i cili ishte në një ditë të mirë sot.

bandicam 2020-09-17 17-48-27-449

Shkëndija tani me kualifikimin për në raundin e tretë kualifikues në Ligën e Europës, do të përballet me Totenhemin, që eliminoi bullgarët e Lokomotivën e Plodvivit.

FT| Botoshani-Shkëndija e Tetovës 0-1

B. Ibraimi 3′

 

FORMACIONET ZYRTARE: 

Formacionet zyrtare

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"