VIDEO/ Uzuni dhe Rexhinaldo i japin fitoren Laçit, Kamza zhytet në zonën e mbijetesës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2018 | 15:00

VIDEO/ Uzuni dhe Rexhinaldo i japin fitoren Laçit, Kamza zhytet në zonën e mbijetesës

Laçi ka mposhtur Kamzën me rezultatin 2-0 në takimin e vlefshëm për javën e 26-të të Kategorisë Superiore. Myrto Uzuni në minutën e 72-të dhe Rexhinaldo në të 92-tën, ishin autorët e golave që i dhanë fitoren kurbinasve. Kujtojmë që në minutën e 18-të, mbrojtësi Erlis Frashëri, la skuadrën me 10 lojtarë, pasi u ndëshkua me karton të kuq, për shkak të protestave.

Rexhinaldo

Me fitoren e sotme Laçi u ngjit në kuotën e 42 pikëve, duke barazuar Kukësin e vendit të dytë, ndërsa Kamza tashmë duhet ti bëjë llogaritë për mbijetesën.

LAÇI-KAMZA 2-0

Uzuni 70′, Rexhinaldo 92′

90+2′ GOOOOOL Laçi. Rexhinaldo ka përfituar nga hedhja në sulm e Kamzës dhe pasi ka shmangur bukur një mbrojtës së miqve, ka goditur në cepin e portës së Avdylit. 


90′ Portieri Avdyli bën një pritje fantastike duke mbajtur në lojë Kamzën dhe duke mos lejuar Kallakun të shënoj golin e dytë.

87′ Tjetër zëvendësim te Laçi, largohet Nika, vendin e tij e zë Xhixha.

82′ Stefan Raçiç, i kishte të gjitha shanset për të barazuar shifrat, por është treguar i pasaktë brenda zonës, duke goditur jashtë kuadratit me kokë.

80′ Një tjetër mundësi për Laçin, me Uzunin por është ndalur nga portieri mik.

75′ Zëvendësim edhe te Laçi, largohet braziliani Eskerda, në fushën e lojës Jonuzi.

75′ Zëvendësim te Kamza, largohet Rezi, vendin e tij e ze Imeri.

70′ GOOOOOL Laçi 1-0. Myrto Uzuni ka kaluar në avantazh kurbinasve, pas një goditje të saktë me kokë brenda zonës. 

63′ Mundësi e mirë për Kamzën pas krosimit të Plakut, por Rezi është zënë në pozicion jashtë loje.

59′ Zëvendësim te Kamza, largohet Ymeraj, vendin e tij e zë, Argjen Malaj.

58′ Stefan Raçiç, ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Gjonit.

46′ Starton pjesa e dytë, Laçi bën zëvendësimin e parë, largohet Lushkja, vendin e tij e ze Kallaku.

Mbyllet pjesa e parë, Laçi-Kamza 0-0. 

45′ Sebino Plaku i rrëmben topin Nikës dhe provon të befasojë portieri kundështar me një gjuatje, por topi u devijua nga mbrojtja.

37′ Ymeraj provon të befasoj me një parabël, por topi përfundon jashtë kuadratit.

28′ Nika fiton dyluftimin e shpejtësisë me Fukuin në të djathtë dhe kroson në zonë, por pret portieri Avdyli.

22′ Rifillon takimi në Laç.

19′ Trajneri Ramadan Ndreu tërheq skuadrën, dhe pretendon pë gjykim të njëanshëm.

18′ Tension në Laç, Erlis Frashëri ndëshkohet me karton të kuq për protesta.

17′ Tjetër karton i verdhë për Çukoviç, pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Uzunit.

15′ Karton i verdhë për Bruno Arrabal, i cili bëri një ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

11′ Rasti i dytë i rrezikshëm për Kamzën. Sebino Plaku provon me një gjuatje nga jashtë zonës, por topi ndalet nga traversa.

8′ Pranë golit Kamza me anë të Masato Fukuit, gjuajtja me kokë e mesfushorit është ndalur në mënyre mjeshtërore nga portieri Selmani.

6′ Mundësi mjaft e mirë për Laçin, pas krosimit të Uzunit, Lulaj i vetë brenda zonës nuk ka arritur të devijojë topin drejt rrjetës.

1′ Ka nisur takimi në “Laç”, Kamza luan topin e parë nga qendra.

Laçi: Selmani, Shtubina, Qaqai, Gjoni, Sefgjinaj, Lulaj, Lushkja, Eskerda, Nika, Uzuni, Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani

Kamza: Avdyli, Frashëri, Çukoviç, Kuqi, Idrizaj, Ymeraj, Arrabal, Rezi, Fukui, Plaku, Raçiç. Trajner: Ramadan Ndreu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"