VIDEO/ Udhëtimi “sekret” i Ronaldos, portugezi zbarkon në Torino

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2018 | 17:55

VIDEO/ Udhëtimi “sekret” i Ronaldos, portugezi zbarkon në Torino

Avioni privat i Kristiano Ronaldos sapo është ulur në Torino. Të gjithë tifozët bardhezi i ka kapluar emocioni. Dita e madhe e Ronaldos po afron. Në orën 17:38, është Kristiano ka zbarkuar në Itali, ndërsa prezantimi do të bëhet nesër në një konferencë zyrtare në orën 18:30.

ronaldo torino

Udhëtimi ka qenë shumë sekret në fakt, për të shmangur dyndjet e tifozëve juventinë, gjë që do sillte vështirësi në menaxhimin e situatës më pas. Ende nuk dihet vendin ekzakt ku do e kalojë natën Kristiano Ronaldo, por tashmë tifozët kanë nisur të numërojnë mbrapsht për ta parë portugezin për herë të parë me fanellën e Juves.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"