VIDEO/ U transferua 2 ditë më parë te skuadra e Cikalleshit, futbollistit shqiptar i mjaftojnë vetëm 9 minuta për të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2021 | 18:37

VIDEO/ U transferua 2 ditë më parë te skuadra e Cikalleshit, futbollistit shqiptar i mjaftojnë vetëm 9 minuta për të…

Futbollisti me origjinë shqiptare, Zymer Bytyqi, u transferua 2 ditë më parë te skuadra e Koniasporit, ku aktivizohet edhe bomberi i Kombëtars, Sokol Cikalleshi.

Cika

24-vjeçari, u largua nga norvegjezët e Viking, për të firmosur kontratë për 2 vite e gjysëm me truqit e Koniasporit. Bytyqi debutoi ditën e sotme me klubin e tij të ri, në humbjen 2-1 në transfertë ndaj Karagumruk. Atij i mjaftuan vetëm 9 minuta në fushë, për të lënë gjurmë në këtë takim.

bytyqy

24-vjeçari zuri vendin e Miloseviç në minutën e 75-të, teksa në të 84-t, asistoi për Jevtoviç, i cili realizoi golin e vetëm të sfidës.


Shqiptari aktivizohet në rolin e sulmuesit, teksa pritet të ketë një të ardhme tepër të ndritur. Me Vikingun sezonin e fundit ai arriti të realizonte 10 gola në 29 ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"