VIDEO/ U tall me lojtarët e Liverpulit, plasin polemikat për Guardiolën në Angli: U thashë a u pëlqeu goli!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2023 | 14:56

VIDEO/ U tall me lojtarët e Liverpulit, plasin polemikat për Guardiolën në Angli: U thashë a u pëlqeu goli!

Fitorja bindëse 4-1 e Mançester Sitit ndaj Liveprulit ka konfirmuar formën e mirë që po kalon skuadra e Pep Guardiolës, por edhe ka zhytur në telashe teknikun spanjoll. Ky i fundit është parë teksa festonte në mënyrë pak të ekzagjeruar golin që barazoi shifrat në 1-1 të Julian Alvarez.

asdsasasdasaddsa

Në një moment, ai u ndal të fliste me Kostas Tsimikas të Liverpulit i cili po i kalonte para ndërsa bëri të njëjtën gjë edhe me Artur Melo të cilit më pas i shtrëngoi edhe dorën. Veprime të cilat kanë sjellë reagimet e tifozëve të cilat i kanë interpretuar si mungesë respekti nga trajneri i Sitit.

“Thjesht isha i lumtur dhe i thashë sa i bukur ishte goli ynë. Kaq ishte e gjitha. Më vjen keq, flitni me Tsimikas dhe të tjerët dhe pyeteni nëse ishte mungesë respekti. Festova njëlloj sikur të kisha djalin tim në fushë”, tha Guardiola para gazetarëve duke u munduar të shuante polemikat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"