VIDEO/ U ndëshkua me dashje ndaj Sevijës, Pike nuk rrezikon për “El Clasicon”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2019 | 15:07

VIDEO/ U ndëshkua me dashje ndaj Sevijës, Pike nuk rrezikon për “El Clasicon”

Gerard Pike në minutën e 85-të, të sfidës së djeshme ndaj Sevijën, mori me dashje karton të verdhë, për të munguar në ndeshjen me Eibarin dhe të jetë prezent në “El Clasico”.

pique

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, kishte katër kartonë të verdhë dhe në minutën e 85-të ka goditur topin, edhe pse loja kishte ndaluar, duke marrë kështu kartonin e pestë të verdhë.

Ky verpim nga Pike, është bërë me dashje siç aludojnë mediat në Spanjë, për të mos humbur ndeshjen e 26 tetorit ndaj Realit.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"